Punëtori për Rregulloren për etikë në hulumtimin shkencor

18 Mars, 2022

Në Universitetin “Kadri Zeka” është mbajtur punëtori dy ditore në kuadër të Projektit ResearchCULT për Rregulloren për etikë në Hulumtimin Shkencor.

Projekti ResearchCult ka të bëjë më ngritjen e kulturës së hulumtimeve shkencore nëpër universitetet në Kosovë.

Grupi punues i UKZ i përbëre nga Menagjmenti, stafi akademik si dhe administrativ gjatë dy ditëve kanë dhënë imputet e tyre për përpilimin e draftit final, draft ky i cili i paraprinë punëtorisë në Bullgari/Sofie, ku gjatë dy ditëve përfaqësuesja nga Universiteti “National and World Economy” Profesoresha Diana Kopeva ishte vazhdimisht e kyqur Online në punëtori duke ndihmuar me imputet e saj.

Rregullorja në fjalë më pas do të miratohet në Senatin e UKZ-së.