“Teknologjia Blockchain, kriptovalutat Bitcoin dhe Ethereum” ka qenë temë e ligjëratës së radhës organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, me panelistin Ejup Qerimi.
Në emër të Parlamentit Studentor, kryetari Adrian Bajrami, ka falënderuar për interesim dhe pjesëmarrje të gjithë studentët.
Sipas tij, tema “Teknologjia Blockchain, kriptovalutat Bitcoin dhe Ethereum”, ka zgjuar mjaft interesim tek te pranishmit.
Ai ka thënë se organizimi i kësaj ligjërate mundëson zgjerimin e njohurive të studentëve mbi zhvillimin e këtyre valutave virtuale dhe shumëllojshmërisë së tyre.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan