Parlamenti Studentor i Universitetit publik ‘Kadri Zeka” ka takuar Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi me bashkëpunëtor. Një ndër çështjet që janë diskutuar gjatë këtij takimi , ka qenë preokupimi për Bursat Universitare, përkatësisht shuma e ndarë në vlerë prej 10.000€, gjë për të cilën, PS konsideron se është e pamjaftueshme për t‘i trajtuar dinjitetshëm pjesën elitare të Universitetit, studentët.
Ministri z. Bytyqi është zotuar se ky shqetësim i studentëve nuk do të ngelet temë e sirtarëve, por gjatë muajit Janar, bashkë me deputetin Enver Hoti, njëherësh anëtar i komisionit për buxhet dhe financa, do t’i shikojnë mundësitë më të mira për të zgjidhur këtë çështje e cila u konsiderua si temë e cila tashmë do duhej të kishte qenë e zgjidhur.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan