PS me disa aktivitete ka shënuar nëntë vjetorin e themelimit të UKZ-së

8 Mars, 2022

Parlamenti Studentor i Universitetit Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan, me disa aktivitete ka shënuar nëntë vjetorin e themelimit të UKZ-së.

Ata kanë vizituar kullën e Heroit tonë kombëtar Kadri Zeka, ku janë pritur nga familjarët e tij kryesuar nga z. Zenun Pajaziti. Gjatë kësaj vizite studentët kanë pasur rastin të ndajnë përvojat e tyre studentore në UKZ dhe njëherësh të dëgjojnë për jetën dhe veprën e heroit Kadri Zeka, emrin e të cilit e mban Universiteti.

Ndër aktivitete tjera që janë organizuar për të shënuar nëntë vjetorin e themelimit të UKZ-së, PS ka organizuar një debat me studentë, ku është bashkëbiseduar rreth asaj se çfarë kemi arritur deri sot, dhe se çfarë do të ishte në dobi të procesit akademik për të pasur sa më shumë rezultate reale pozitive gjatë viteve në vijim në zhvillimin e Universitetit.

Rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe mungesës së Kampusit të Universitetit, i cili është shumë i nevojshëm për përmirësimin e dukshëm të jetës  studentore dhe akademike.

Në ndërkohë ëhtë organizuar edhe turneu në futsall, i cili mblodhi  10 ekipe në të cilat garuan mes vete për vendin e parë.

Kryetarja e Parlamentit Studentor të Universitetit Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan studentja Sara Keqmezi, ka uruar të gjithë për përvjetorin e nëntë të themelimit të UKZ-së, dhe njëherësh ka falënderuar studentët për pjesëmarrje aktive në këto organizime.