PS i UKZ ka mbajtur aktivitetin humanitar

8 Nëntor, 2018

Parlamenti  Studentor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan ka organizuar performancë live me studentët e UKZ-së në teatrin e qytetit.

Ky aktivitet ka pas për qëllim që mjetet e grumbulluar të shfrytëzohen për pagesën e semestrit për studentët  me kushte jo të mjaftueshme financiare si dhe sigurimin e literaturës për studime.

Mbi 500 studentë kontribuuan dhe e madhështuan aktivitetin,ku njëherësh studentët me performancën e tyre me pika të ndryshme muzikore, kulturore-edukative, i dhanë jehonë  duke përçuar  mesazhin se Parlamenti Studentor si çdo herë tjetër edhe tani mendon për të mirën e përgjithshme të jetës së mirëfilltë studentore.