Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve, Hulumtime dhe Kërkime Shkencore në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Ass. Dr. Lindita Loku Nikqi, gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim formal me znj. Kim Holland, Drejtoreshë për Edukim Global dhe Iniciativa në The City University of New York (CUNY).
Qëllimi i këtij takimi ishte eksplorimi i mundësive për bashkëpunim ndërinstitucional ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe The City University of New York, një ndër institucionet më të njohura të arsimit të lartë në SHBA.
Takimi u vlerësua si shumë pozitiv dhe inkurajues, duke hapur perspektiva të reja për diskutime të mëtejshme dhe duke krijuar një bazë të qëndrueshme për arritjen e një Memorandumi Bashkëpunimi (MoU) ndërmjet dy universiteteve.
Universiteti Publik “Kadri Zeka” mbetet i përkushtuar në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, avancimin e cilësisë në arsim dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik.

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan