Prorektori Thaqi mori pjesë në forumin e parë të Këshillit Kombëtar të Shkencës

27 Prill, 2022

Prorektorin për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve në Universitetin Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan,  Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi, mori pjesë në forumin e parë të Këshillit Kombëtar të Shkencës që u mbajt javën e kaluar në Prishtinë.  Në këtë forum, ku ishin të pranishëm edhe zv.ministrja e MASHTI-it,  Edona Maloku Bërdyna, shefja e Zyrës së Agjencisë së Austrisë për Zhvillim, Sandra Horina, si dhe përfaqësues të Universiteteve dhe Instituteve të Kosovës, u diskutua për përmbajtjen dhe kushtet e zhvillimit të Programit Kombëtar të Shkencës.

Synimi i këtij forumi ishte që duke u bazuar në shkëmbimin e përvojave, duke përfshirë sukseset, sfidat dhe mësimet e nxjerra, t’i ofroj qeverisë udhëzime dhe rekomandime për zbatimin e Programit Kombëtar të Shkencës, dhe mbështetje për strategjitë kombëtare të zhvillimit.