Prorektori Dukagjin Leka ka pritur në takim Katarzyna Adamiak nga University Justice në Poloni

22 Shkurt, 2024

Prorektori për bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, ka pritur në një takim zyrtar përfaqësuesen e University of Justice nga Polonia, Katarzyna Adamiak, udhëheqëse e institutit të menaxhimit dhe shkencave të cilësisë. Gjatë këtij takimi është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në mes të UKZ dhe University of Justice, si dhe për bashkëpunimin në fushën e ICM(International Credit Mobility) por edhe lidhjet e mundshme që Fakultetet brenda UKZ-së dhe University of Justice mund ti kenë në të ardhmen.