Promovimi i programeve studimore të UKZ-së për maturantët

9 Qershor, 2021

Studentët absolventë të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Adelina Halili nga Fakulteti i Edukimit, Valdrin Sallahu dhe Belkis Sherifi nga Fakulteti Ekonomik, organizuar nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun dhe Parlamentin Studentor, kanë mbajtur sot takim informues në kompleksin e shkollave të mesme në Gjilan, për të gjithë ata maturantë që duan të studiojnë në UKZ. Të interesuarit janë informuar përmes broshurave për programet studimore që ofron UKZ, që janë programe në hap me tregun, që sigurojnë punësim, bursa, vazhdim të studimeve jashtë vendit etj.

Studentëve tanë janë pritur jashtëzakonisht mirë nga maturantët, ku ka pasur mjaft interesim për mundësitë që ofron UKZ.

Ndryshe në kuadër të fushatës informuese për të studiuar në UKZ, Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun, do të realizojë një sërë aktivitetesh. Në këtë kontekst, janë përgatitur edhe fletushka me programet që ofron UKZ, doracak për studentë, etj.

Promovimi i sotëm i programeve studimore të UKZ-së, është mbajtur në ceremoninë e diplomimit të maturantëve nga dy shkolla të mesme, Shkolla e Muzikës dhe Shkolla e Arteve “Adem Kastrati” në Gjilan.