Promovimi i programeve studimore të UKZ-së për maturantët

22 Qershor, 2024

Universiteti Publik “Kadri Zeka”, ka organizuar ditën informuese për maturantët, të cilët do të fillojnë një̈ rrugëtim tejet të rëndësishëm.

Duke e ditur se tani secili nga ta është përballë zgjedhjes për të vendosur rreth programeve të studimit, për nxënësit e rajonit tonë, respektivisht ata të Komunës së Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë, kanë mbajtur takime informuese në kompleksin e shkollave të mesme të këtyre komunave, për të gjithë ata që duan të studiojnë në UKZ.  Përmes shpërndarjes së informatorëve, broshurave për secilin Fakultet, atë të Edukimit, Juridikut, Ekonomikut, Shkencave Kompjuterike, Shkencave Aplikative, maturantëve u janë ofruar informacione mbi programet studimore, mënyrën e studimit, organizimet, aktivitetet, arritjet e studentëve, duke theksuar rëndësinë dhe nevojën e vendit për profesionistë të kualifikuar në këto fusha.. Programet studimore të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, janë programe në hap me tregun e punës, sigurojnë punësim, bursa, vazhdim të studimeve jashtë vendit etj.

Maturantët kanë shprehur mjaft interesim për mundësitë e studimit që ofron UKZ.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka për qëllim të shërbejë dijes, arsimit dhe mirëqenies së shoqërisë kosovare dhe më gjerë, duke kontribuar në zhvillimin dhe përparimin e komunitetit.

   

Gjeni më poshtë broshurat e Fakulteteve të Universitetit Publik “Kadri Zeka”.

Broshura e Fakultetit të Edukimit

Broshura e Fakultetit Juridik

Broshura Fakulteti Ekonomik

Broshura e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike

Broshura e Fakultetit të Shkencave Aplikative