U.d. prorektorit për mardhënie me jashtë, Prof. Xhevdet Thaqi, ka udhëtuar për Spanjë, në Universitetin e Vigos, ku po zhvillohet takimi i parë (Kick-OFF Meeting) i partnerëve të projektit “Erasmus Mundus Action 2, Smart and Green Tech” për vendet e Ballkanit Perëndimor. Universiteti “Kadri Zeka” është partner me të drejta të plota në projekt.
Takimet e para mes partnerëve do të mbahen më 27-29.10.2014 lidhur me fillimin e implementimit te projektit dhe funksionalizimin e web-faqes së saj. Projekti është i fokusuar në shkëmbimin e përvojave në mes vendeve të Europës dhe vendeve të Ballkanit Perendimor rreth shkëmbimit të studentëve, stafit akademik edhe administrativ në fushat të caktuar duke iu referuar ruajtjes së ambientit për brezat e ardhshëm.
Pas këtij takimi treditor,u.d prorektori Xhevdet Thaqi, do të marr pjesë edhe në konferencën “EU Programmes for Higher Education: Their role and Impact on the Western Balkans”, e cila do të mbahet nga 29 deri 31 tetor 2014.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan