Programin Fulbright Specialist ka hapur thirrjen për dorëzimin e projekt propozimeve për ciklin 2022

8 Mars, 2022

Programi pranë Këshillit Amerikan zyra në Prishtinë, nw implementimin e programeve Fulbright në Kosovë dhe në emër të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, ju informon për Programin Fulbright Specialist i cili tashmë është i hapur për dorëzimin e projekt propozimeve për ciklin 2022.

Fulbright Specialist Program në Kosovë është i hapur për institucionet nikoqire që të dorëzojnë projekte për të pranuar akademikë dhe profesionistë të kualifikuar nga SHBA-të. Programi Fulbright Specialist ofron studiues dhe profesionistë amerikanë të kualifikuar, kredencialet dhe përvoja e të cilëve është në fakultet apo nivel të plotë profesional me mundësi për të ndarë ekspertizën e tyre duke realizuar projektet e kërkuara nga institucionet nikoqire.

Fulbright Specialist Program është pjesë e Fulbright U.S. Scholar Program.

Ky Progam ndanë grante për projekte me kohëzgjatje prej dy deri në gjashtë javë.

Aplikimet duhet dorëzuar përmes portalit të World Learning deri më 15 prill, 2022.

Projektet nuk mund të fillojnë para 1 qershorit 2022 dhe duhen kompletuar deri më 30 shtator 2022.

Ky është program i përbashkët i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Qeverisë së Kosovës.

Për më tepër informata mbi programin, aplikimin online, dhe udhëzimet tjera, ju lutemi klikoni këtu: 2022 Fulbright Specialist Program – U.S. Embassy in Kosovo (usembassy.gov)

Fulbright Specialist Program Overview

Host Institution Flyer