Banka për Biznes (BPB) fton studentët e vitit të fundit dhe të sapo diplomuarit të aplikojnë për Programin Junior, një mundësi unike për zhvillim profesional dhe përgatitje për tregun e punës.
Programi Junior ofron mundësi angazhimi në trajnim dhe eksperiencë praktike profesionale për të rinjtë ambiciozë.
Programi zgjatë 9 javë dhe zhvillohet në HR Academy from BPB në Prishtinë, si dhe në deget tona në qytete të ndryshme të Kosovës.
Një pjesë e rëndësishme e programit është rotacioni në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në shërbimin ndaj klientëve dhe punën në degë, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të punojnë në qytetet nga vijnë ose për të cilat shprehin interesim.
✅ Eksperiencë praktike në departamente dhe degë të ndryshme
✅ Trajnime të personalizuara nga ekspertët e BPB-së dhe trajnerë të jashtëm
✅ Mundësi për të punuar në projekte reale
✅ Mentorim dhe orientim në karrierë gjatë gjithë programit
✅ Mbështetje financiare gjatë programit dhe praktikës
✅ Mundësi punësimi pas përfundimit të programit
Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikimin online në linkun më poshtë:
👉 Programi Junior – BPB Jobs
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan