Profesori i UKZ-së Arben Sahiti pjesë në mobilitet në kuadër të projektit ICM

26 Tetor, 2023

Në kuadër të bashkëpunimit që Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka me Universitetin Anadolu në Eskişehir të Turqisë, profesori i Fakultetit Ekonomik Prof.Ass.Dr. Arben Sahiti është duke marrë pjesë në mobilitet në kuadër të projektit ICM(International Credit Mobility) për pesë ditë me radhë.

Gjatë qëndrimit në Universitetin e Anadolus, Profesori Arben Sahiti ka realizuar takime të ndryshme. Fillimisht është takuar me disa nga përfaqësuesit e zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar, ku në ndërkohë ka pasur takime dhe vizita me përfaqësuesit e Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative.

Profesori Arben Sahiti gjatë qëndrimit në Universitetin Anadolu të Turqisë, para stafit dhe studentëve ka mbajtur edhe një ligjëratë me temën, “Ekonomia e Kosovës”,  ku tema ka pas fokus të veçantë nraportet tregtare në mes të Kosovës dhe Turqisë si dhe investimet e huaja direkte të Turqisë në Kosovë . Ligjërata ka zgjuar mjaftë interesim nga pjesëmarrësit, derisa është zhvilluar një debat i rëndësishmen rreth temës në fjalë.