Më 30 tetor 2026, Fakulteti i Shkencave Sociale i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizoi një ligjëratë dhe diskutim online me Prof. Patrick McKinlay nga Universiteti Morningside, SHBA, me temën “The Domestic Sources of Foreign Policy: Understanding How Local Politics Shapes Global Affairs and Vice Versa”.
Në këtë aktivitet morën pjesë studentët e programit bachelor Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane, të cilët patën mundësinë të diskutojnë me profesorin amerikan mbi marrëdhënien ndërmjet politikës së brendshme dhe politikës së jashtme, si dhe ndikimin e zhvillimeve politike vendore në proceset ndërkombëtare.
Gjatë ligjëratës, Prof. McKinlay trajtoi mënyrën se si faktorët politikë, institucionalë dhe shoqërorë brenda një shteti ndikojnë në formulimin dhe zbatimin e politikës së jashtme. Vëmendje iu kushtua gjithashtu ndërveprimit ndërmjet zhvillimeve të brendshme politike dhe dinamikave globale, duke ofruar perspektiva nga përvoja politike dhe akademike amerikane.
Aktiviteti u zhvillua në formatin e një bashkëbisedimi interaktiv, duke u mundësuar studentëve të parashtrojnë pyetje dhe të shkëmbejnë mendime mbi çështje aktuale të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikës së jashtme.
Organizimi i kësaj ligjërate është pjesë e angazhimit të Fakultetit të Shkencave Sociale për ndërkombëtarizimin e mësimdhënies, zgjerimin e bashkëpunimit me akademikë nga universitete ndërkombëtare dhe krijimin e mundësive që studentët të përfitojnë nga njohuritë dhe përvojat e profesorëve ndërkombëtarë.

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan