Profesorë nga Universiteti i Manisas në Turqi po qëndrojnë në UKZ

18 Maj, 2023

Sipas Marrëveshjes ndërinstitucionale në mes të Universitetit Publik “Kadri Zeka”  dhe Manisa Celal Bajraktar University,  nga Manisa e Turqisë, në kuadër të ICM Erasmus+, gjatë kësaj jave në Fakultetitn Ekonomik po qëndrojnë dy profesorë të MCB University, Prof. Enis Yakut dhe Prof. Musa Ovali.

Ata janë pritur nga Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Asoc. Dr. Xhevat Sopi dhe një pjesë e stafit akademik.

Profesorët Yakut dhe Ovali kanë mbajtur ligjëratë për studentët e fakultetit Ekonomik, ku ligjërata kryesisht ka qenë nga fusha e marketingut.

Ndërkohë, gjatë vizitës në UKZ, profesorët nga Manisa e Turqisë, do të kenë takime të ndryshme me zyrtarë në universitet, si nga Zyra e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, etj.