Prof. Dr. Danilo Nikolic merr Çmimin e Konferencës vjetore të UKZ-së “Marin Barleti”

31 Maj, 2022

Në Konferencën Vjetore Shkencore Ndërkombëtare “Identiteti Shkencor dhe Kreativiteti në një Botë të Ndryshuar”, organizuar nga Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është dhënë Çmimi i Konferencës Vjetore të UKZ “Marin Barleti”.

Pas propozimit të Këshillit Organizativ të Konferencës dhe me vendim të Rektorit të UKZ-së, Prof. Dr. Bajram Kosumi,  Çmimi i Konferencës Vjetore të UKZ “Marin Barleti”  i është dhënë  Prof. Dr. Danilo Nikolic nga Universiteti i Malit të Zi.

Ky çmim  i dedikohet arritjeve akademike në arsimin e lartë, kontributeve thelbësore kërkimore, çështjeve të reja, ideve, bashkëpunimit dhe perspektivave ndërkombëtare. Konsiderata shtesë përfshijnë rolet e lidershipit, si dhe marrëdhëniet aktuale apo potenciale ndërmjet kërkimit të bërë dhe përmirësimit të arsimit të lartë në përgjithësi, nëpërmjet lidhjeve ndërmjet studiuesve dhe IAL-ve në vende të ndryshme me Universitetin Publik “Kadri Zeka”.

Gjeni: Fjalimi i Prof. Dr. Danilo Nikolic