Prof. Ass. Dr. Lindita Nebiu Hyseni është ftuar Reviewer në Springer

29 Nëntor, 2023

Prof. Ass. Dr. Lindita Nebiu Hyseni u.d. Dekane e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është ftuar Reviewer për një punim nga një journal i Springer Nauture “Education and Information Technologies” i cili është journal zyrtar i IFIP Technical Committee on Education si dhe Publisher ka Springer.

IFIP (Federata Ndërkombëtare për Përpunimin e Informacionit) është:

  1. Organizata kryesore shumëkombëshe, apolitike në Teknologjitë dhe Shkencat e Informacionit dhe Komunikimit.
  2. E Njohur nga Kombet e Bashkuara dhe organizma të tjerë botërorë.
  3. Përfaqëson Shoqëritë e IT nga 56 vende/rajone, duke mbuluar pesë kontinente me një anëtarësim total prej mbi gjysmë milioni.
  4. Lidh më shumë se 3500 shkencëtarë nga Akademia dhe Industria. Mbi 100 Grupe Pune dhe 13 Komitete Teknike.