Prezentim i suksesshëm i UKZ në Konferencën  ATEE 2017 në Riga të Letonisë

15 Maj, 2017

Më 12 dhe 13 maj 2017, në Riga të Letonisë u mbajt Konferenca e ATEE, anëtar me të drejta të plota i të cilës është edhe Universiteti Kadri Zeka.

Në kuadër të Konferencës u mbajt Kuvendi i Asociacionit të Mësimdhënësve të Evropës (ATEE) në të cilën u raportua për aspektet e punës së ATEE dhe u përcaktuan drejtimet zhvillimore në të ardhmen në të gjitha nivelet a arsimit në Evropë, përfshirë atë universitar. Një nga aspektet e rëndësishme në të cilën inkurojaohen hulumtime për periudhën vijuese, ishte inkurajimi i përdorimit gjithnjë e më të madh të platformave digjitale në arsimin universitar.

Në kuadër të sesioneve të punës së Konferencës, aktivitetet shkencore dhe hulumtuese të UKZ u prezentuan nga ekipi i mësimdhënësve të UKZ në përbërje: Prodekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike – prof.ass.dr. Ekrem Halimi, prof.ass.dr. Basri Ahmedi, prof.ass.dr. Ragmi Mustafa dhe ass.mr. Refik Ramadani.

Prezentimi i punës së UKZ-së u paraqit me projektin e titulluar: “The evaluation of an experience of the development of massive open online courses”. Projekti i prezentuar ngjalli diskutime interesante nga pjesëmarrësit e tjerë të Konferencës dhe u vlerësua lartë nga pjesëmarrësit. Për më tepër shihni në linkun: http://www.eduinf.lu.lv/pn/.

 

RDC Technology (te gjithe) Ekrem.H. Ne hyrje te Universitetit te Riges