Prezentim i dy dokumenteve të analizës së gjendjes

27 Nëntor, 2020

Nën udhëheqjen e Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, është mbajtur sot takimi me përfaqësues të stafit akademik të katër Fakulteteve të Edukimit të Universiteteve publike përfituese të projektit QATEK të financuar nga programi Erasmus Plus i BE-së. Në këtë takim u prezantuan dy dokumente të analizës së gjendjes në lidhje me përgatitjen e mësimdhënësve dhe mekanizmave për sigurimin e cilësisë që zbatohen në këto Universitete. Analiza është bërë në bashkëpunim me Universitetet partnere të projektit, në këtë rast me Universitetin e Tallinit në Estoni.

Mbi bazën e këtyre gjetjeve, fakultetet do të synojnë harmonizimin e praktikave të përgatitjes së mësimdhënësve por edhe harmonizimin e instrumenteve të rishikimit të cilësisë të cilat do të fillojnë implementimin që nga fundi i këtij semestri.