Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan pjesëtarë të KFOR-it amerikan, kanë mbajtur ligjëratë para studentëve. Ligjërata shtë mbajtur në kuadër të lëndës Gjuhë Angleze II me Prof. Ass. Dr. Teuta Agaj Avdiu dhe Ass. Donjetë Latifaj. Ligjërata kishte për qëllim diskutimin rreth dallimeve kulturore, strategjitë e ndryshme të mësimdhënies dhe mësimnxënies dhe mbi të gjitha të ndajnë eksperiencat e tyre të mësimdhënies në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studentët e Fakultetit të Edukimit patën mundësi të marrin informacione dhe këshilla të vlefshme rreth mësimdhënies, të shkëmbejnë përvojat e tyre dh të dëgjojnë e mësojnë artikulimin e gjuhën angleze.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan