Përfundoi Edicioni i Pestë Vjetor i Programit Ballkanik të Paqës në Gjilan

27 Gusht, 2016

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka  përfunduar edicioni i pestë vjetor i Programit Ballkanik të Paqës, organizuar nga Fondacioni arsimor joprofitabil “Bislimi Group” në bashkëpunim me Universitetin e Albertës në Kanada dhe Universitetin  “Kadri Zeka”.

Në këtë program akademik veror, të njohur ndërkombëtarisht përmes Universitetit të Albertës, sivjet kanë marrë pjesë studentë të huaj nga Kanadaja, Britania e Madhe,  SHBA si dhe disa student të Universitetit “Kadri Zeka” .

Në ceremoninë përmbyllëse të programit, fjalën kryesore e ka mbajtur  Prof. Dr. Dukagjin Leka, Prorektor për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin “Kadri Zeka”, i cili ka thënë se progrmet e tilla e ndihmojnë tejmase konsolidimin dhe zhvillimin e Universitetit , por edhe krijojnë mundësi të mira që studentët e huaj të mësojnë më shumë për Gjilanin e Kosovën në përgjithësi. “Ne e falënderojmë përzemërsisht profesorin Bislimi dhe fondacionin e tij për përkushtimin vetmohues në realizimin e këtij programi akademik veror ndërkombëtar tani për të pestën here rradhazi në Gijlan,” ka thenë Prorektori Leka.

Ndërsa themeluesi i Fondacionit dhe drejtuesi i programit, prof. Faton Bislimi ka thënë se pa përkrahjen e parezervë të vullnetarëve që na ndihmojnë ne realizmin e këtij programi, ne nuk do të mund ta bënim këtë të mundur. Ai  ka falënderuar përzemërsisht edhe studentët e huaj dhe ata vendorë për pjesëmarrjen aktive në program.

Studentët e huaj kane qëndruar rreth tre jave nëpër familjet gjilanase, duke krijuar në këtë mënyrë një lidhje edhe emocionale në mes pjesmarrësve ndërkombëtar të shkollës verore dhe familjeve gjilanase.

Nga ana e tyre, studentët e huaj janë shprehur të kënaqur për përvojën e tyre në Gjilan në vecanti dhe në Kosovë në përgjithësi. “Asnjëherë nuk do e harroj Kosovën dhe miqte e mi këtu që ishin pjesë e këtij program,” ka thenë Joe Osborne nga Britania e Madhe. “Për mua, jeni një famije më shumë. Jeni njerzit më më shpresë dhe kurajo që kam takuar ndonjëherë,” ka thenë Christina Cauottete nga Kanadaja. “Kam shume gjëra që kam mësuar këtu, por jam munduar t’I përmbledh të gjitha në disa pika kryesore,” ka thën` Alexandria Fortis nga Kanadaja, duke shtuar se Kosova ka bukuri të mahnitëshme, jo vetëm natyrore, por edhe për nga shpirti bujar e fisnik i popullit të saj.

Edhe disa nga studentët vendorë ndanë mendimet e tyre për programin. “Programet e tilla, si ky i organizuar nga Fondacioni “Bislimi Group” janë mënyra më e mire e mundëshme për të përkrahur të rinjtë entuziastë për arsimim të kualitetit ndëkrombëtar sikur që jemi ne,” ka thënë Arbisa Shefkiu. Kurse Erjona Huruglica ka shtuar se “gjatë këtyre tri javeve të programit, ne jo vetëm që bëmë miq e kolegë nga disa shtete të botës, por mësuam në një ambient me ligjërata, diskutime, debate—të gjitha në anglishtë, dhe patëm ligjërues nderi të niveleve më të larta. Dhe e gjithë kjo është një përvojë mahnitëse për ne, falë mundësisë së dhënë nga Fondacioni i profesorit Bislimi”.

Përvec ligjëratava të mbajtuar nga Liza Gashi, bashkë-ligjëruese e programit, dhe profesori Faton Bislimi, me temën “Zhvillimi Ndërokmbëtar dhe Politika në Vendet e Pas-Konfliktit: Kosova dhe Ballkani”, para studentëve me fjalime të tyre si ligjërues nderi janë paraqitur edhe Ambsasadori i SHBA-së në Kosovë Greg Delawie, Prof. Dr. Chad Briggs nga Universiteti Amerikan ne Kosovë, z. Ruud Vermeulen (Shef i Fondit Monetar Ndërokmbëtar për Kosovë), z. Thomas Gncchi (Zëvendës Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë) .

Në mbyllje të ceremonisë, të gjithë të pranishmëve iu ndanë certifikatat e programit.
image-0-02-01-aa3caa94a519e748d3a917f68ebfc86ac4a5bf85b1a61ee8efeb256aa949ac09-V14080023_1532368643455952_3955896294732789434_nIMG_20160826_191142IMG_20160826_191137