Përfaqësues të studentëve të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan morën pjesë në takimin e organizuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë së Arsimit 2035+, një dokument i rëndësishëm strategjik që synon të përcaktojë drejtimet dhe prioritetet e zhvillimit të sistemit arsimor në Kosovë për vitet e ardhshme.
Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit studentorë patën mundësinë të paraqesin perspektivën dhe përvojat e studentëve, duke kontribuar në diskutimet lidhur me sfidat aktuale të arsimit të lartë, nevojat e komunitetit studentor dhe mundësitë për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë.
Në fokus të diskutimeve ishte rëndësia e përfshirjes së studentëve në proceset konsultative dhe vendimmarrëse, duke qenë se ata përbëjnë një nga akterët kryesorë të sistemit arsimor dhe janë drejtpërdrejt të prekur nga politikat dhe reformat që ndërmerren në këtë fushë.
Pjesëmarrja e përfaqësuesve të studentëve të UKZ-së në këtë proces dëshmon rëndësinë e përfaqësimit aktiv studentor dhe kontributit të tyre në diskutimet që kanë për synim ndërtimin e një sistemi arsimor më cilësor, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt nevojave të shoqërisë.
Universiteti Publik “Kadri Zeka” e konsideron të rëndësishëm angazhimin dhe përfshirjen e studentëve në iniciativa të tilla, duke vlerësuar se zëri i tyre duhet të jetë pjesë e pandashme e proceseve që përcaktojnë të ardhmen e arsimit në Kosovë.

+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan