Me qëllim të informimit të studentëve lidhur me funksionimin, organizimin dhe juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë, në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, para studentëve të Fakultetit Juridik është mbajtur ligjëratë nga Përfaqësuesit e DHSK-së.
Kjo ligjëratë ishte në bashkë organizim të Fakultetit Juridik të UKZ-së, Organizatës YIHR si dhe organizatës partnere lokale, Vullnetarët e Qytetit.
Përfaqësuesit e DHSK-së, njoftuan studentët lidhur me çështje juridike, me mandatin e Dhomave të Specializuara të Kosovës për sigurimin e procedurave të sigurta, të paanshme, të pavarura, të drejta dhe efikase. Penalistët e kësaj ligjërate, Z. Paul Landers, z. Micheal Dolye si dhe përfaqësuesit tjerë, shpjeguan se si Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës janë pjesë e sistemit gjyqësor tё Kosovës.
Ndërkaq, në kuadër të kësaj ligjërate u diskutua detaisht rreth njohjes së procesit të formimit të dhomave, mandatin e juridiksionin e përcaktuar, konkretisht për krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime tё tjera tё përkufizuara nё Ligjin e Kosovës.
Ligjërata pati karakter interaktiv në të cilin studentët dhe stafi i këtij fakulteti u inkuadruan me pyetje dhe diskutim, ndërsa ideja e kësaj ligjërate ishte që të hiqen dilemat dhe informatat e pasakta për dhomat e specializuara.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan