Në fillim të muajit shtator të këtij viti, është mbajtur takimi i dytë planifikues dhe monitorues në Universita Politecnica delle Marche, në Ankona të Italisë (UNIVPM). Përfaqësuesit nga gjashtë universitetet publike kosovare, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, “Fehmi Agani” në Gjakovë, “Haxhi Zeka” në Pejë, “Hasan Prishtina” Prishtinë, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Kolegjit Riinvest, së bashku me përfaqësuesit nga Universiteti i Zagrebit UNIVPM, u takuan që të rishikojnë aktivitetet gjatë vitit të kaluar dhe të planifikojnë aktivitetet për vitin ardhshëm.
Universiteti “Kadri Zeka” në këtë aktivitet u përfaqësua nga Dekan i Fakultetit Ekonomik Gëzim Tosuni, i cili njëherësh është Koordinatori i Projektit Euforia për Universitetin “Kadri Zeka”.
Dekan Gëzim Tosuni gjatë takimit para të pranishmëve foli rreth implikimit dhe efektit që ka pasur ky projekt në rritjen e cilësisë së procesit mësimor në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan