Një delegacion i Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, përfaqësuar nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin ‘’Eqrem Çabej” në Gjirokastër të Shqipërisë. Qëllimi i kësaj vizite ka të bëjë me punëtorinë që është organizuar në kuadër të projektit QUADIC – Quality development of international cooperation and project management, projekt ky i fituar nga UKZ në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practics.
Në ketë organizim që ka filluar nga dita e hënë e do të vazhdojë deri ditën e mërkurë, po marrin pjesë partnerët vendor dhe ndërkombëtar, gjithsejtë 18 përfaqësues të Institucioneve, si: University “Kadri Zeka” GJILAN, Coordinator/ Grant Holder, International Business College Mitrovica, University of Gjakova “Fehmi Agani”, University of Prizren “Ukshin Hoti”, University of Prishtina “Hasan Prishtina”, Universite de Nice Sophia Antipolis, Technical University of Sofia, University of Medicine Tiranë, University of Ljubljana, Heimerer College, University of Peja ‘Haxhi Zeka”, University of Durres “Aleksandër Xhuvani”, University of Mitorvica “Isa Boletini”, European University of Tirana, International University for Business and Technology, University of Korça “Fan S. Noli”, University of Gjirokastra “Eqrem Qabej”, Universita Per Stranieri Di Perugia.
Projekti QUADIC, është i pari i këtij lloji në Kosovë, që ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve për projektet ndërkombëtare , ku Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan është koordinator i projektit, derisa financohet nga Komisioni Evropian në vlerë prej 991.381 Euro.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan