Përfaqësues të UKZ-së po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në “Univerisdad de Jaen” në Spanjë

22 Korrik, 2022

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, së bashku me Ass. Dr. Lulzim Rashiti po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në “Univerisdad de Jaen ” në Spanjë.

Kjo vizitë realizohet në kuadër të programit Ersamus+ , “Mobility staff “, në të cilën vizitë po marrin pjesë mbi njëqind profesorë të Universiteteve të ndryshme Evropiane dhe të Afrikës Veriore.

Profesorët e UKZ-së Artan Dërmaku dhe Lulzim Rashiti, gjatë takimeve atje kanë prezantuar të arriturat dhe mundësitë e bashkëpunimeve të Universitetit.