Përfaqësues të OSBE-së vizituan UKZ-në

9 Tetor, 2017

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjila kanë qëndruar përfaqësues të OSBE-së në Kosovë, ku janë pritur nga prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar.

Në këtë takim prorektori Dukagjin Leka dhe përfaqësuesi i OSBE-së , Motoki Hayakawa, kanë diskutuar rreth mundësisë së bashkëpunimit,  duke filluar në organizimin e konferencës së përbashkët e cila pritet se do të fillojë të realizohen në muajin nëntor të këtij viti. Organizimi i kësaj conference ka për qëllim të promovojë demokracinë dhe qeverisjen e mirë.

Po ashtu,  gjatë takimit u diskutua edhe për bashkëpunim sa i përket programit master Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, ku përfaqësuesi i  OSBE-së, Motoki Hayakawa, u zotua se do ta përkrah Universitetin “Kadri Zeka” në të gjitha rrugët e zhvillimit akademik. Kurse prorektori Dukagjin Leka, falënderoi  z. Motoki Hayakawa për përkrahje dhe e siguroi atë se UKZ  nën udhëheqjen e Rektorit Bajram Kosumi,  gjithnjë e më shumë po rrit cilësinë dhe kualitetin arsimor.

Ndërkohë, zyrtarë të OSBE-së kanë vizituar  edhe hapësirat mësimore të UKZ-së.