Për nderë të 28 Nëntorit, UKZ hap thirrje për garë në fushën e artit figurativ

18 Nëntor, 2019

Të dashur studentë,
Për të shënuar Nëntorin e Madh, Këshilli organizativ i UKZ-së hap thirrjen me karakter gare edhe për fushën e arteve figurative.
Të gjithë ju që keni prirje dhe jeni kreativë për vizatim e pikturë; përfshirë të gjitha programet e
studimeve të UKZ-së (Edukim, Juridik, Ekonomik, Shkenca Kompjuterike dhe Shkenca Aplikative) mund tʼi
sjellni krijimet tuaja.
Tematika e krijimeve artistike duhet të jetë me motive nga historia kombëtare, folklori dhe lirika, meqë jemi në prag
të shënimit të Festave të Nëntorit.
Punimet do tʼi pranojë PhD.C. Ahmet Ibrahimi, ligjërues i lëndëve të artit.
Thirrja është e hapur nga 18 deri më 25 nëntor 2019.
Punimet tuaja do të vlerësohen nga juriaprofesionale, e cila do të bëjë përzgjedhjen e tripunimeve më të mira, duke i
shpërblyer gjatë programittë përbashkët të UKZ-së, si vijon:

Vendi I = 100E
Vendi II = 80E
Vendi III = 60E

I mirëpresim kontributet tuaja!