Parlamenti Studentor për nderë të 28 Nëntorit organizoi turne në futboll të vogël

29 Nëntor, 2017

Nga radhët e aktiviteteve të organizuara nga Parlamenti Studentor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, për nderë të 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit  Kombëtarë, është mbajtur  finalja e turneut në futboll të vogël.

Në turneun studentor morën pjesë 16 ekipe.

Më të mirët u shpërblyen.

Djemtë e ekipit “FSHK lll” e morën me meritë vendin e parë, të dytin “KF BASHKIMI” dhe të cilët u nderuan me kupën e turnirit, medalje dhe mirënjohje.

Lojtari më i mirë u shpallë, Eldi Aliu,  ndërsa portieri më i mirë, Rinor Uruqi.

Parlamenti Studentor i falënderon të gjitha ekipet pjesëmarrëse në këtë turnir.