Parlamenti Studentor i UKZ-së organizoi ushtrime vullnetare për aplikuesit e rinj (maturantët)

19 Korrik, 2022

Parlamenti Studentor i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, dhe Këshillet Studentore në koordinim me Organizatën Rinia Studentore ka mbajtur ushtrime vullnetare me aplikantët (maturantët) në Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të UKZ-së.

Për këtë Kryetarja e Parlamentit Studentor të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Sara Keqmezi, ka thënë se ishte kënaqësi të jesh pranë atyre që kanë shpreh dëshirë të jenë pjesë e Universitetit tonë me një interesim kaq të madhe.

PS i UKZ-së ju dëshiron suksese të gjithëve, duke thënë se do të jetë gjithmonë në mbështetjen e tyre!