Paraqitja e provimit të diplomës, niveli bachelor – Afati i Qershorit 2025/2026

6 Korrik, 2026

Njoftohen të gjithë studentët e nivelit Bachelor se është hapur afati për paraqitjen e Provimit të Diplomës për afatin e Qershorit të vitit akademik 2025/2026.

Paraqitja e provimit të diplomës mund të bëhet në periudhën nga data 06.07.2026 deri më 15.07.2026, në ora 23:59.

Ftohen të gjithë studentët që ta respektojnë afatin e përcaktuar dhe ta kryejnë paraqitjen e provimit brenda periudhës së paraparë, pasi paraqitjet pas skadimit të afatit nuk do të pranohen.

 

Ju urojmë shumë suksese!