Paraqitja e provimit të diplomës, niveli bachelor – Afati i Janarit 2025/2026

24 Shkurt, 2026

Njoftohen studentët e nivelit bachelor të Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan se është hapur afati për paraqitjen e provimit të diplomës për afatin e Janarit të vitit akademik 2025/2026.

Paraqitja e provimit të diplomës mund të bëhet në periudhën nga data 24.02.2026 deri më 04.03.2026, ora 23:59.

Ftohen të gjithë studentët që të respektojnë afatin e përcaktuar dhe të kryejnë paraqitjen brenda kohës së paraparë.

Ju urojmë shumë suksese!