OVL e UÇK-së në Viti ka ndarë mirënjohje për Prorektorin e UKZ-së Xhevdet Thaqi

26 Nëntor, 2021

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së- dega në Viti, me rastin e Festave të Nëntorit, ka ndarë mirënjohje për  Prorektorin për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve në Universitetin Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan,  Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi.

Në emër të Organizatës Prorektori Xhevdet Thaqi mirënjohjen e ka marrë nga Abdyl Bajrami, kryetar i OVL-UÇK-së në Viti , i cili tha se përmes kësaj mirënjohje kryesia e kësaj organizate dëshiron të nderojë Prorektorin Thaqi për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e arsimit Universitar.

Prorektorin për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve në Universitetin Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan,  Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi.u shpreh se është nder i veçantë të pranojë këtë mirënjohje e cila sipas tij vjen nga një organizatë, njerëzit e të cilës kanë bërë shumë për vendin tonë.