Organizohet testi i certifikimit te gjuhës turke

15 Prill, 2021

Testi i Certifikimit të Turqishtës (Turqisht -TYS), eshtë një test ndërkombëtarë i certifikimit i zhvilluar nga Instituti Yunus Emre (Junus Emre) në vitin 2013 i cili organizohet tri herë brenda vitit në Turqi dhe në të gjitha vendet ku është prezent Instituti Yunus Emre dhe i cili është përpiluar në përputhje me përkufizimet e përcaktuara për certifikim nga “Kuadri i Përbashkët Evropian i Referencës për Gjuhët” për ti vlerësuar aftësitë e të folurit,  shkruarit, ndëgjuarit dhe të lexuarit e personave të cilët e kanë mësuar Gjuhën Turke si gjuhë të huaj ose gjuhë të dytë.

Testi i parë i TYS në këtë vit do të realizohet me datën 29 Maj 2021.

Data e aplikimit për testin i cili do të realizohet me 29 Maj 2021 janë 29 Mars – 30 Prill 2021.

Për më shumë detaje mund të klikoni në www.tys.yee.org.tr

Gilan Kadri Zeka Üniversitesi