Organizim informativ – Bursa Ndërkombëtare e Parlamentit (IPS)

13 Qershor, 2017
Programi i financuar nga Bundestagu gjerman dhe realizuar në bashkëpunim me Freie Universität Berlin, Humboldt Universität zu Berlin dhe Technische Universität u jep mundësinë 120 pjesëmarrësve të kualifikuar dhe politikisht të interesuar nga 41 vende të përjetojnë sistemin parlamentar të qeverisjes së Republikës Federale të Gjermanisë dhe mësimet e nxjerra ti zbatojnë në vendet e tyre.
Bundestagu gjerman më shumë se 30 vjet është duke kontribuar në forcimin e zhvillimit demokratik me anë të programit IPS ku deri më tani janë mbi 2500 pjesëmarrës.
Në rast se dëshironi të keni më shume informata rreth kësaj burse mund të hyni në faqen në vijim:
http://www.pristina.diplo.de/Vertretung/pristina/sq/06/02-Bildung-neu/04__Stipendien/seite-ips-2017.html
 

Me këtë rast Ambasada Gjermane bën një organizim për promovimin e bursës së Parlamentit Gjerman, në të cilën ju ftojmë të merrni pjesë dhe ju!

 

Organizimi do të mbahet:

më datën 14 qershor 2017, në ora 10:00

në Fakultetin Filozofik, salla 220 (salla “Robert Schuman”) Prishtinë