Office 365 tani i disponueshëm për stafin dhe studentët

10 Nëntor, 2025

Të nderuar staf dhe studentë,

Ju njoftojmë se institucioni ynë ka siguruar licencën zyrtare të paketës Office 365 përmes adresave elektronike me domenin @uni-gjilan.net.
Kjo licencë ju mundëson përdorimin falas të aplikacioneve të Microsoft Office si Word, Excel, PowerPoint, Outlook, Teams, OneDrive dhe shërbime të tjera cloud të përfshira në platformën Microsoft 365 Education.

Për të përfituar nga kjo mundësi, mjafton të hyni në faqen https://www.office.com dhe të qaseni me adresën tuaj institucionale (p.sh. [email protected] ose [email protected]).

Përdorimi i licencës zyrtare të Office 365 siguron akses të plotë, ruajtje të sigurt të dokumenteve dhe bashkëpunim më efikas në mjedisin akademik.

Për çdo paqartësi ose problem teknik, ju lutemi të kontaktoni zyrën për Teknologji të Informacionit në universitetit ose në email: [email protected].

Me respekt,

Zyra e TI-së