OEK dhe UKZ organizon ANAMORAVA ECONOMIC FORUM

5 Tetor, 2026

Rajoni i Anamoravës po ofron mundësi të reja për zhvillim ekonomik, investime dhe bashkëpunim. Për t’i sjellë këto mundësi më afër biznesit dhe investitorëve, Oda Ekonomike e Kosoves dhe Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizojnë Anamorava Economic Forum që do të mbahet më 8 Tetor 2026 në Vali Ranch Resort & Congress Center ora 10:00.

Forumi organizohet me mbështetjen e Caritas Zvicër, duke bashkuar në një platformë të vetme institucionet, akademinë, biznesin, investitorët dhe diasporën.

Universiteti “Kadri Zeka” do të sjellë ekspertizën akademike dhe profesionale përmes prezantimeve të profesorëve të universitetit mbi potencialin e rajonit të Anamoravës për investime, mundësitë zhvillimore dhe sektorët me potencial ekonomik.

Drejtoritë për Zhvillim Ekonomik të komunave të Anamoravës do të prezantojnë mundësitë, projektet dhe potencialet konkrete që rajoni ofron për bizneset dhe investitorët.

PREZANTIME

Njohuri dhe informacione mbi potencialin ekonomik dhe investues të Anamoravës.

PANELE DISKUTIMI

Diskutime profesionale mbi zhvillimin ekonomik, investimet dhe mundësitë për bashkëpunim.

TAKIME B2B

Mundësi për takime të drejtpërdrejta ndërmjet bizneseve, investitorëve dhe partnerëve potencialë.

NETWORKING

Krijimi i kontakteve të reja dhe ndërtimi i partneriteteve afatgjata.

Ejani të takoni bizneset lokale, përfaqësuesit institucionalë, akademinë dhe partnerët potencialë.

Zbuloni mundësitë. Krijoni kontakte. Eksploroni investimet. Ndërtoni partneritete.

Bëhuni pjesë e një platforme që synon të lidhë potencialin ekonomik të Anamoravës me mundësitë, kapitalin dhe përvojën e biznesit vendor dhe të diasporës.

ANAMORAVA ECONOMIC FORUM

Connecting Potential. Creating Opportunities. Building Partnerships.

Si të aplikoni?

Procesi i aplikimit për Anamorava Economic Forum realizohet përmes platformës B2B të Odës Ekonomike të Kosovës.

Për të aplikuar, ju lutem ndiqni këta hapa në linkun:

  1. Regjistrohuni në platformën B2B.
  2. Kaloni te rubrika ‘Ngjarjet’.
  3. Zgjidhni ‘Anamorava Economic Forum’ dhe dërgoni aplikimin tuaj.