Njoftim/Vazhdon aplikimi për pranimin në Universitet sipas konkursit plotësues

13 Shtator, 2021

Të dashur maturantë,

Ju njoftojmë se në bazë të vendimi të Rektorit të Universitetit publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi dhe në përputhje me Vendimin e Qeverisë së Republikës, nr. 01135, datë 12.09.2021, vazhdon të jetë i hapur aplikimi i kandidatëve për të studiuar në universitet sipas konkursit plotësues.

Njëherësh ju njoftojmë se gjatë kohës së dorëzimit të dokumenteve fizike, zyrtarët e shërbimit studentor janë të angazhuar që të pranojnë dokumente nga jashtë, pa u detyruar të futen brenda objektit, në mënyrë që tu bëhet e mundur dhe të krijohen kushte të përshtatshme për të gjithë gjatë kohës së dorëzimit të dokumenteve fizike.

Derisa sa, në provimin pranues mund të marrin pjesë studentët dhe kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas pikës 2.1 deri ne 2.4 te vendimit te qeverise nr. 01/35 dt.12.09.2021, të cilat janë:

  • Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze te vaksinës kundër COVID-19;
  • Testi RT-PCR negativ për COVID-19,jo me i vjetër se 72 ore;
  • Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo me pak se 21 ditë dhe jo me shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit te antitrupave serologjik- IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
  • Testi shpejte antigjen negativ jo me i vjetër se 48 ore.