Njoftim/Studentë e Universiteti ZUG do të vijnë në vizitë studimore në UKZ

8 Tetor, 2021

Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit që Universiteti “Kadri Zeka” ka me Universitetin e Zug (PH Zug) në Zvicër, është edhe shkëmbimi i studentëve mes dy Institucioneve.

Javën e ardhshme, 10-17 Tetor 2021, do të qëndrojnë në UKZ studentë nga PH Zug.

Ata kanë shpreh  dëshirë që qëndrojnë nëpër  familjet shqiptare, respektivisht nëpër familjet e studentëve tanë, për të mësuar më shumë për  sistemin arsimor, për kulturën shqiptare ,  për traditat tona dhe në përgjithësi për jetën kosovare.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, respektivisht zyra për bashkëpunim ndërkombëtar ka bërë edhe agjendën e vizitës studimore:

Më 11.10.2021 do të ketë takim me Menaxhmentin e UKZ, pastaj takim me  Dekanin dhe Stafin Akademik dhe studentët e Fakultetit të Edukimit. Të njëjtën ditë, është paraparë Punëtori me temë “Roli i mësuesve në shkollë dhe shoqëri”.

Më 12.10.2021 do të ketë diskutime mbi temat e vendosura nga vetë studentët gjatë takimeve të mëparshme online mes studentëve të ZUG dhe atyre të UKZ-së, pastaj vizitë në shkollën fillore “Musa Zajmi” dhe vizitë në shkollën fillore “Selami Hallaçi” .

Më 13.10.2021 do të organizohet punëtori me temë “Situata me Pandeminë Covid 19 dhe ndikimi i teknologjisë në jetën tonë”, ndërkohë është paraparë edhe një takim me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Z. Lutfi Haziri

14.10.2021 do të zhvillohet vizitë në kopshtin e fëmijëve Dardania, në kopshtin e fëmijëve  “Ardhmëria II” dhe vizitë në shkollën fillore “Rexhep Elmazi”.

15.10.2021 do të organizohet ekskursion nëpër Kosova, si: Monumentin Historik në Prekaz, vizitë në qytetin e vjetër të Gjakovës dhe vizitë në qytetin e vjetër të Prizrenit.

Agjenda e vizites studimore ZUG-UKZ