Parlamenti Studentor në bashkëpunim me Këshillet Studentore dhe organizatën studentore “Rinia Studentore – Kadri Zeka”, këtë të premte, më 07.10.2022, në sallën A34 në ora 11:00, do të organizojë takim me studentët e rinj për vitin akademik 2022/2023.
Në këtë takim do të marrin pjesë studentët përfaqësues e të dalluar të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, që do t’i informojnë studentët e rinj për rregullat dhe mënyrën e vazhdimësisë së jetës studentore në fakultetet që ata/ato janë pranuar tashmë.
Parlamenti Studentor është organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve, duke qenë pranë tyre në të gjitha etapat.
Me respekt,
Sara Keqmezi,
Kryetare e Parlamentit Studentor!
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti KADRI ZEKA Gjilan