Njoftim/Në Universitetin “Kadri Zeka ” në Gjilan nesër mbahen provimet pranuese

17 Korrik, 2019

Te nderuar,

Ju njoftojmë se të enjten më 18.07.2019 duke filluar nga ora 9:00 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, mbahet provimi pranues për studentët aplikantë në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2019-2020.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në studimet baçelor respektivisht në Fakultetin e Edukimit programi Fillor dhe Parashkollor, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik në programet Banka Financa dhe Kontabilitet,  programin Menaxhment dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, do të regjistrojë  925  studentë të rregullt në studime baçelor . Nga  numri i përgjithshëm  i  përcaktuar, Universiteti do të regjistrojë deri në 12 %  studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë. Po ashtu , në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i, mund të pranohen edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja,  2% e kandidatëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç, kurse 1 % e kandidatëve nga Mali i Zi. Po ashtu, në bazë të kuotave, mund të pranohen edhe 2 %   e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 22.07.2019 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit.

Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.

Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatëse më datë 25.07.2018  duke filluar nga ora 10.00.

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre në fakultetin përkatës nga data 25.07.2019  deri më 31.07.2019.