Provimi pranues do të mbahet:
Njoftohen aplikantët për pranimin si student të rinj në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në vitin e parë të studimeve baçelor, për vitin akademik 2021/2022 se provimi pranues për shkak të pandemisë COVID-19 do të mbahet në një periudhë më të gjatë, respektivisht më datë 29.09.2021 dhe 30.09.2021, sipas orarit si në vijim:
Me poshtë gjeni listat e kandidatëve për secilin program të studimeve në Fakultetin përkatës në Universitetin Publik “Kadri Zeka” Gjilan.
Provimi pranues do të mbahet:
Grupi I: Fakulteti i Edukimit – baçelor më datë 29.09.2021 në ora 9:00
Grupi II: Fakulteti i Shkencave Kompjuterike – baçelor më datë 29.09.2021 në ora 12:00
Grupi III: Fakulteti i Shkencave Aplikative – baçelor më datë 29.09.2021 në ora 12:00
Grupi IV: Fakulteti Ekonomik – baçelor më datë 30.09.2021 fillon në ora 9:00
Grupi V: Fakulteti Juridik – baçelor më datë 30.09.2021 fillon në ora 12.00
Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse (Vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës) dhe me vete të posedojnë konfirmimin e aplikimit dhe letërnjoftimin, pa të cilat nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.
Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë!
Ju dëshirojmë suksese në provim pranues!
F.Edukimit; Arsimi Fillor
ShkarkoF.Edukimit; Arsimi Parashkollor
ShkarkoF.Shkenca Kompjuterike; Shkenca Kompjuterike
ShkarkoF.Shkenca Aplikative; Matematikë Arsimore
ShkarkoF.Ekonomik; Menaxhment dhe Ndërmarrësi
ShkarkoF.Ekonomik; Financë dhe Kontabilitet i Aplikuar
ShkarkoF.Juridik; Juridik i Përgjithshëm
ShkarkoCopyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan