Njoftim/Ceremonia e diplomimit të studentëve të parë

19 Shtator, 2016

Ju njoftojmë  se të martën, 20.09.2016, në orën 11:00, në ambientet e Universitetit “Kadri Zeka” mbahet ceremonia e diplomimit të studentëve të parë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Ceremonia është një sukses i merituar dhe një ditë e veçantë për studentët  dhe për Universitetin “Kadri Zeka”, ku pas 3 vite themelimi kurorëzohen të arriturat, duke u bërë kështu shtytës të punës së mëtutjeshme në të ardhmen.

 

Suksese!