Njoftim/ Thirrje për aplikim – Programi RISE nga Raiffeisen Bank

6 Nëntor, 2023

Të nderuar studentë,

Me kënaqësi ju njoftojmë se Banka Raiffeisen në Kosovë ka hapur aplikimin për gjeneratën e dytë të programit RISE (Raiffeisen Internship & Scholarship for Engineers).

Ky program i dedikohet studentëve që janë në vitin e fundit të studimeve nga fusha e teknologjisë.

Afati për aplikim është i hapur deri më 30 nëntor 2023, dhe përvec mundësive të shumta zhvilluese, programi ofron bursë dhe mundësi për punë praktike.

Të gjithë ju që aplikoni kontaktojeni PhD. Cand. Lulzim Rashiti, koordinator për karrierë në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në emailin:[email protected].

Detajet e programit mund të i gjeni në: RISE (raiffeisen-kosovo.com)

Linku për aplikim: RISE 2024 Application (office.com)