Njoftim rreth pritjes së studentëve të rinj me rastin e fillimit të Vitit të Ri Akademik 2022/2023

30 Shtator, 2022

Të nderuar/a

Ju njoftojmë që Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizon pritjen e studentëve të rinj me rastin e fillimit të Vitit të Ri Akademik 2022/2023.

Pritja e studentëve të rinj do të bëhet të hënën më datë 03.10.2022.

Fillimisht Drejtues të Fakulteteve të Universitetit bashkë me stafin e tyre do ti presin studentët nëpër sallat mësimore, sipas orarit:

Fakulteti i Edukimit, salla AS/01, në orën 10:00

Fakulteti Juridik, salla AS/02, ora 10:00

Fakulteti Ekonomik, salla BS/01, ora 10:00

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, salla BS/21, ora 10:00

Fakulteti i Shkencave Aplikative, salla AS/21, ora 10:00.

Kurse nga ora 11:00 në sallën A34, Rektori, Prorektorët, Dekanët, Sekretari i Përgjithshëm, personeli akademik e administrative si dhe kryetarja e Parlamentit Studentor, presin në një organizim solemn studentët e rinj dhe të tjerët, për të ju uruar fillimin e vitit të ri akademik 2022/2023. Me këtë rast fjalë mirëseardhje do të ketë Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi, si dhe Kryetarja e Parlamentit Studentor Sara Keqmezi.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ju uron mirëseardhje studentëve të rinj dhe atyre ekzistues, duke ju dëshiruar suksese në studime, njëherësh uron edhe personelin akademik dhe administrative për një vit të mbarë!