Studentë të nderuar,
Ju njoftojmë se në kuadër të marrëveshjes që Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka me Komunën e Gjilanit, është mundësia e angazhimit të studentëve në punë praktike në administratën komunale në Gjilan.
Andaj administrata e komunës dhe zyra e kryetarit, kanë hapur thirrjen për praktikë për 18 studentë të UKZ-së, sipas këtyre profileve:
12 studentë nga Fakulteti Juridik;
4 studentë nga Fakulteti Ekonomik;
2 studentë nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike.
Studentët të cilët shprehin gatishmëri për punë praktike, duhet të dërgojnë CV dhe letrën motivuese në mailin: [email protected]
Lulzim Rashiti – Koordinator për praktika në biznese dhe institucione
Afati i dorëzimit të dokumenteve të kërkuara është nga data 01.11.2022 deri 08.11.2022.
Më datë 10.11.2022, bëhet seleksionimi i kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kushtet nga komisioni i caktuar nga UKZ dhe më datë 11.11.2022 lista finale dërgohet në administratën e Komunës së Gjilanit.
Përparësi në konkurs do të kenë studentët e viteve të III-ta dhe të IV-ta.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan