Njoftim/Pritja e studentëve të rinj me rastin e fillimit të Vitit të Ri Akademik 2023/2024

29 Shtator, 2023

Të nderuar/a,

Ju njoftojmë që Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizon pritjen e studentëve të rinj me rastin e fillimit të Vitit të Ri Akademik 2023/2024.

Rektori së bashku me personeli akademik e administrativ si dhe kryetarin e Parlamentit Studentor, presin në një organizim solemn studentët e rinj dhe të tjerët, për të ju uruar fillimin e vitit të ri akademik 2023/2024.

Me këtë rast fjalë mirëseardhje do të ketë Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku.

Pritja e studentëve të rinj do të bëhet të hënën më datë 02.10.2023 në ora 13:00, salla A34.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ju uron mirëseardhje studentëve të rinj dhe atyre ekzistues, duke ju dëshiruar suksese në studime, njëherësh uron edhe personelin akademik dhe administrative për një vit të mbarë!