Njoftim/ Prezantimi i hulumtimit në besueshmërinë e punës së policisë

19 Dhjetor, 2022

Të nderuar, profesorë, studentë dhe staf administrativ

Nesër me datë 20 dhjetor 2022, në sallën A34, duke filluar nga ora 11.00, bëhet prezantimi i hulumtimit shkencor me titull: “PROJEKTI I ANKETIMIT TË QYTETARËVE TË RAJONIT TË GJILANIT PËR BESUESHMËRINË DHE KNAQËSHMËRINË ME PUNËN E POLICISË”. Prezantimi do të bëhet  nga ana e profesorëve: Prof.asoc.dr. Sadik Haxhiu, Prof.ass.dr. Fadil Osmani dhe Dr.sc. Gëzim Isufi. Hulumtimi është përgatitur në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës dhe Parlamentin Studentor të UKZ-së.

Ky hulumtim është realizuar me kërkesë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan duke u bazuar në Strategjinë e Integruar mbi Policinë e Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policinë në Komunitet 2021-2025.