Njoftim/Pranim-dorëzimi i detyrës së rektorit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

27 Shtator, 2023

Të nderuar,

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në ceremoninë formale të kalimit të përgjegjësisë së rektorit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, nga Prof. Dr. Bajram Kosumi, rektor, te Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, rektor i zgjedhur, i cili e fillon mandatin më 1 tetor 2023.

Ceremonia zhvillohet në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, më 2.10.2023, ora 10:30, në sallën A34, kati III.

Prania juaj do të forconte më tej angazhimin tonë të përbashkët ndaj misionit dhe vizionit të UKZ.